Tingujt e muzikës klasike, u interpretuan plot virtuozitet në festivalin “GjiroClassica”, nga pianistet Kristina Petrillari&Mimoza Çabeli.
Koncerti instrumental, organizuar me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër, krijoi një atmosferë artistike të veçantë në kalanë e Argjiros, duke iu shtuar aktiviteteve të larmishme të fundjavës.
Festivali i muzikës klasike, tashmë një traditë e përvitshme në Gjirokastër.