Investimet për rikonstruksionin e terreneve sportivë, janë në fokus të Bashkisë Gjirokastër.
Instalimi i impiantit të ndriçimit në Fushën e Vjetër, ofron kushte bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve dhe eventeve sportivë.
Tashmë, ky mjedis frekuentohet gjithmonë e më shumë, nga fëmijët dhe të rinjtë. Bashkia Gjirokastër do të vazhdojë investimet, për rehabilitimin e terreneve dhe këndeve sportivë, në qytet dhe njësitë administrative.