E pranova me kënaqësi ftesën për të qenë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Gjirokastrës dhe Universitetit të Janinës. Këto dy instititucione arsimore janë një pasuri e madhe e dy qyteteve tona dhe një urë më tepër komunikimi. Dija dhe shkenca nuk kanë kufij prandaj forcimi i lidhjeve dhe i ndërveprimit i bën mirë sjell veç të mira. Nuk e shoh fare të largët e as të pamundur ditën që të ketë një diplomë të vetme pavarësisht se ku studion në Gjirokastër apo në Janinë. Kjo nuk është marrëveshja e parë dhe me siguri as e fundit që nënshkruhet mes dy universiteteve tona. Uroj shumë që t’i orientojmë energjitë tona më teper te zbatimi i këtyre marrëveshjeve për të parë impaktin real të tyre.