Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokastër në kuadër të Projektit “Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik”, me financim nga Banka Botërore, organizojnë ‘Diskutimin me Publikun/ Grupet e Interesit’ të Projektit: “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Masterplani i Vlerësimit të Turizmit të Kalasë së Gjirokastrës”.
Për të prezantuar këtë Projekt ju ftojmë të merrni pjesë në:
Takimin “Diskutim me Publikun”, drejtuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe banorëve të zonës, ditën e Mërkurë më datë 3 Maj 2023 ora 12:00 pm, pranë Hotel Kodra, Gjirokastër.
Gjatë takimit do të prezantohen:
· Projekti Arkitektonik “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Masterplani i Vlerësimit të Turizmit të Kalasë së Gjirokastrës”
· Projekti i Konservimit dhe Restaurimit për disa nga ambjentet kryesore që janë pjesë e projektit
Takimi do të përqendrohet në prezantimin e ndryshimeve të fundit të lidhura me projektin “Menaxhimi i Qëndrueshëm dhe Masterplani i Vlerësimit të Turizmit të Kalasë së Gjirokastrës” deri në fazën aktuale.