Bashkia Gjirokastër vazhdon investimet për rehabilitimin e rrjetit të kolektorëve të ujërave të ndotura, në zona të ndryshme të qytetit. Në përgjigje të kërkesës së banorëve, stafi teknik i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime, ka ndërhyrë për rehabilitimin e rrjetit të KUZ-ve në lagjen “ 18 Shtatori” dhe zonën e Meçites. Punimet e kryera kanë bërë të mundur edhe evitimin e problematikës së ndotjes së mjedisit.