Bashkia Gjirokastër një ndër prioritetet e saj ka përkujdesjen dhe shërbimet e integruara për moshën e tretë. Puna e bërë nga strukturat e bashkisë u prezantua gjatë takimit ndërinstitucional “ Ndërtimi i shërbimeve të integruara në Bashkinë Gjirokastër”, organizuar në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin 2020-2024. Përgjatë tij u diskutua vlerësimi i progresit, mundësive dhe nevojave për kujdes të integruar për moshën e tretë. Plani Social i Bashkisë Gjirokastër synon përmirësimin e kushteve të jetesës, ofrimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore për të moshuarit në qytet dhe njësitë administrative.