Bashkia Gjirokastër një ndër prioritet e punës së saj ka mbrojtjen e mjedisit.
Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me njësitë administrative po ndërhyjnë për pastrimin e shtretërve të përrenjëve, duke evituar edhe përmbytjet gjatë stinës së dimrit.
Shqetësim ngelet ndotja e kolektorëve të rrjetit të kullimit çka krijon probleme për funksionimin e tyre. Sensibilizojmë komunitetin për depozitimin e mbetjeve urbane në vendet e përcaktuara !