Ndërhyrje|

Bashkia e Gjirokastrës përmirëson situatën dhe shqetësimet e evidentuara në sektorë të ndryshëm të territorit që administron. Agjensia e Shërbimeve publike pranë bashkisë Gjirokastër ka realizuar rindërtimin e murit të rrëzuar pranë gjimnazit “Asim Zeneli” . Një kujdes i veçantë është treguar edhe ndaj infrastrukturës rrugore e asaj vaditëse të realizuara në rrugën e Fushëbardhës, Topullaraj – ura e lumit, ura e Subashit, Antigone dhe në Piks të Kardhiqit.
Kujdesi ndaj ambientit është ndalur gjatë javës së fundit në mirëmbajtjen e varrezave të Golemit, në kishën e fshatit Andon Poçi, Kordhocë dhe tek “7 kronjtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window