Njoftime|

Në zbatim të ligjit Nr 139/ 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Neni 53, si dhe Rregullores së Këshillit Bashkiak, ju njoftoj se mbledhja e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet në datë,    31.05.2022, ora: 12:00 pranë hotel “ Çajupit” me rendin e ditës si vijon.

 

  1. Miratim i procesverbalit të mbledhjes së datës 27.04.2022.
  2. P/Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%, për muajin 01-31.05. 2022”.
  3. P/Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të bashkisë për familjet që do të trajtohen me ndihmë ekonomike për muajin 01-31.05. 2022”.
  4. P/Vendim “Për miratimin e planit të masave mbi parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në fondin pyjor/kullosor për vitin 2022”.
  5. P/Vendim “Mbi miratimin e Kritereve dhe të procedurave të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë , si dhe mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij”.
  6. P/Vendim “Për miratimin e Kërkesës së Bashkisë Gjirokastër së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e Z. Skifter Murataj i cili është dëmtuar nga djegja e banesës së tij private si rezultat i rënies së zjarrit”.
  7. P/Vendim “Për miratimin e përfundimit të procedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit”.
  8. P/Vendim “ Miratimin e Rregullores për funksionimin e Zonës Muzeale”
  9. P/Vendim “Për një ndryshim në VKB nr.94, datë 1.12.2021” Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2022”.
  10. P/Vendim “Për dhënien e tokave bujqësore me qira”.
  11. P/Vendim “ Për pjesëmarrjen e Bashkisë Gjirokastër në subjekte me kompetenca të përbashkëta me qëllim kryerjen e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit , largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura”
  12. Raporti i Performancës së Bashkisë Gjirokastër për vitin 2021.
  13. Informacion për masat e marra e nga Drejtoria e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve, Ullitjes dhe Kullimit për sezonin e vaditjes 2022.(nga mbledhja e kaluar)
  14. Raport i Drejtorisë së Turizmit, Trashëgimisë dhe Sporteve .
  15. Të ndryshme.

                                                                  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window