Strukturat e bashkisë ndërhyjnë për evitimin e problematikave, në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, si shkak i ngricave dhe akullit përgjatë segmenteve rrugore. Në qytet dhe njësitë administrative, punohet për depozitimin e kripës në rrugët e brendshme dhe sigurimin e normalitetit për lëvizjen. Apelojmë që banorët të tregohen të kujdesshëm në evitimin e rrjedhjes së ujërave sipërfaqësore, në këto ditë me temperatura të ulta të stinës.