13 Janari edhe pse është një ritual i përvitshëm mbetet një ngjarje e rëndësishme që nuk mund të ngelet jashtë vëmendjes sonë të përbashkët. Dita e themelimi të Policisë së Shtetit është po aq domethënëse sa vetë ekzistenca mbi 1-shekullore të shtetit tonë. Mbetet një nga aktet madhore të etërve të kombit që krijuan me aq shumë mund e përkushtim shtetin e parë shqiptar. Mirënjohje për çdo punonjës policie në Gjirokastër e mbarë Shqipërinë. Nderim për ata që janë ndarë nga jeta dhe mbështetje për familjet e tyre. Urime të përzemërta për secilin pre jush! Gëzuar 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit!