Strukturat e Bashkisë Gjirokastër, në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit, vazhdojnë largimin e mbetjeve urbane në qytet dhe njësitë administrative. Vëmendje i kushtohet pastrimit dhe sistemimit të mjedisit në zonat, të cilat kanë prioritet zhvillimin e agroturizmit. Të kontribuojmë së bashku për një mjedis të pastër !