Është simbolikë e bukur, urimi i festave të fundvitit për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve, së bashku me efektivët zjarrfikës, të cilit janë në shërbim të komunitetit për të ofruar siguri. Shtëpia e Jetës dhe Shpresës në Gjirokastër, falë dhe punës së përkushtuar të stafit është një familje e madhe për banorët e saj. Përgjatë vitit që po troket do të vazhdojmë të përkujdesemi për Shtëpinë e të Moshuarve si qendër e jetës dhe shpresës. Gëzuar 2022, shëndet dhe mbarësi !