Shërbimi për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, në Bashkinë Gjirokastër, gjatë periudhës së festave të fundvitit është në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve në situatat e zjarreve dhe emergjencave civile. Gjatë këtyre ditëve është ndërhyrë në disa raste të zjarreve në banesa, duke bërë të mundur evitimin e rrezikut për qytetarët dhe minimizimin e dëmeve materiale. Shërbimi Zjarrfikës apelon që qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes në mirëpërdorimin e pajisjeve me energji elektrike, gaz të lëngshëm dhe sobave të drurit për të parandaluar vatrat e zjarreve.