Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi : Buxheti 2022, më shumë investime dhe shërbime publike për komunitetin
4 vendime të rëndësishme në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Gjirokastër për këtë vit ku miratuam edhe buxhetin për vitin 2022.
– Shpërblim 3 mijë lekë të reja për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
– Punonjësit e shërbimeve publike duke filluar nga muaji mars do të përfitojnë një rritje page me 5%. Fondit aktual të pagave i shtuam edhe 8 milionë lekë të reja nga të ardhurat e bashkisë.
– Rritëm në 36.1 milionë lekë të reja buxhetin e dedikuar për pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane. Një qytet i pastër është parakusht për zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqënien e qytetarëve.
– Në total në buxhetin e vitit 2022, rreth 39% e tij shkojnë vetëm për investime publike. Jo vetëm që do të mbyllim kantieret ku po punohet ende, por do të nisim edhe punë të tjera sipas prioriteteve që kemi vendosur.