Strukturat e Bashkisë Gjirokastër në bashkëpunim me institucionet publike dhe komunitetin vazhdojnë pastrimin e mjedisit edhe në njësitë administrative. Zonat rurale dhe fshatrat janë përfshirë në Planin Kombëtar të Pastrimit. Vëmendje i kushtohet largimit të mbetjeve urbane në zonat, të cilat kanë prioritet zhvillimin e agroturizmit. Të kontribuojmë së bashku për një mjedis të pastër !