Aktivitete|

Në konferencën përkujtimore, organizuar në 85-vjetorin e lindjes së baba Haxhi Saliajt, vlerësuam rolin e shquar të tij dhe historikun e bektashizmit në Gjirokastër. Teqet bektashiane kanë qenë dhe mbeten vatra të rëndësishme për edukimin e brezave. Baba Haxhi Saliaj spikati si klerik i tarikatit bektashi ndërsa në figurën e tij evidentohen atdhedashuria, respekti për besimet e tjera, dëshira për dijen dhe arsimin. Forca e besimit të palëkundur në Zot e gërshetuar me ndjenjën e humanizmit, bënë që ai t’i mbijetonte kalvarit të vuajtjeve gjatë diktaturës dhe pas vitit 1990 të jepte një kontribut të vlefshëm, për ringritjen e bektashizmit. Figura si baba Haxhi Saliaj lënë gjurmë jo vetëm tek klerikët dhe besimtarët por në tërësi, në trevat dhe komunitetet përkatëse, duke qenë gjithmonë pjesë e memories së brezave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window