Në 75-vjetorin e krijimit të Policisë Zjarrfikëse, evidentojmë kontributin e këtij shërbimi, vlerat profesionale dhe gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët, në situatat e emergjencave civile. Vlerësim dhe respekt për punën në vite të zjarrfikësve të Gjirokastrës në mbështetje të qytetarëve ! Tek efektivët zjarrfikës gërshtohen aftësia profesionale me vlerat njerëzore dhe humane, duke qenë gjithmonë të gatshëm të japin ndihmën e tyre duke rrezikuar edhe jetën. Shërbimi Zjarrfikës është në gatishmëri, në mbështetje të banorëve të bashkisë sonë ndërsa jep ndihmesën edhe për bashkitë e tjera të Qarkut dhe më gjerë. Do të vazhdojmë të mbështesim efektivët zjarrfikës,të investojmë për pajisjen e tyre me infrastrukturë teknike bashkëkohore sepse kështu investojmë për sigurinë e jetës, pronës së qytetarëve dhe mbrojtjen e vlerave të Gjirokastrës së UNESCO-s .