Bashkia Gjirokastër po siguron ngrohjen në shkollat e cikleve të ndryshme, duke mundësuar kushtet e duhura për zhvillimin e procesit mësimor gjatë stinës së dimrit. Drejtoria e Arsimit ka shpërndarë në kohë lëndët djegëse dhe drutë e zjarrit për shkollat në qytet dhe njësitë administrative. Gjithashtu është kryer pajisja me mjete ngrohëse dhe remonti i kaldajave për të siguruar mirëfunksionimin e tyre, në institucionet arsimore, gjatë stinës me mot të ftohtë.