Shërbimi i ndriçimit publik është një ndër prioritetet e punës së strukturave të bashkisë. Në qytet dhe njësitë administrative punohet për mirëmbajtjen e vazhdueshme të pikave të ndriçimit rrugor dhe ofrimin e këtij shërbimi me standarde cilësore për banorët. Domosdoshmëri është bashkëpunimi i komunitetit për mosdëmtimin e rrjetit të ndriçimit publik.