Me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë Matteo Bugamelli,me përfaqësuesin në Shqipëri të Bankës Botërore, Emanuel Salinas dhe me Ministren Mirela Kumbaro pamë nga afër kantierët e disa investimeve në Gjirokastër që financohen nga Banka Botërore. Biseduam gjithashtu edhe për mundësinë që të sigurojmë mbështetje për projekte të tjera me impakt direkt në zhvillimin ekonomik të Gjirokastrës dhe ngritjen e turizmit në një tjetër nivel.