Aktivitete|

Vlerësuam me titullin “Qytetar nderi i Gjirokastrës” studiuesin italian Roberto Perna. Prej 15 vitesh ai jep një kontribut të vlefshëm në fushën e arkeologjisë,turizmit dhe studimit universitar për Gjirokastrën dhe luginën e Drinos. Profesor Perna është personalitet dhe figurë e spikatur shkencore, me vlera dhe kontribut intelektual në prosperitetin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare.  Faleminderit arkeologëve, pedagogëve, studentëve të cilët në vite kanë qenë pjesë e misioneve studimore në Parkun e Antigonesë dhe sitet e tjera arkeologjike në luginën e Drinos. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me palën italiane për restaurimin, rijetëzimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window