Bashkia Gjirokastër punon për vendosjen në gatishmëri të godinave shkollore, për vitin e ri mësimor 2021-2022. Drejtoria e Arsimit ka ndërhyrë për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore në qytet dhe njësitë administrative,pajisjen e tyre me orenditë e nevojshme për zhvillimin e orëve të mësimit,etj.Aktualisht punohet për lyerjen e klasave dhe mjediseve të brendshme në shkollat “Naim Frashëri”,“A.Z.Çajupi”,etj. Synohet mirëmbajtja e të gjitha institucioneve arsimore në qytet dhe njësitë administrative si dhe krijimi i kushteve për zhvillimin cilësor të procesit mësimor.