Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi”,në këtë sezon veror,vazhdon organizimin e aktiviteteve të larmishme,duke promovuar talentet e reja dhe gjallëruar qytetin. “Këndo violinë e vogël” titullohej aktiviteti i organizuar nga rrethi i violinës,në mjediset e Pazarit karakteristik.
Violinistët e vegjël,interpretuan plot talent pjesë nga kompozitorët shqiptarë dhe të huaj,ndërsa fituan duartrokitjet e prindërve dhe artdashësve si dhe turistëve që ndoqën me interes koncertin. Organizimet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Fato Berberi” do të vazhdojnë përgjatë gjithë verës.