Strukturat e bashkisë, kanë punuar për mirëmbajtjen e rrugëve të brendshme në fshatrat Picar, Lazarat dhe Palokastër.
Ndërhyrje të tilla janë zbatuar edhe në segmentet rrugore në lagjen “Manalat” të qytetit. Punimet e kryera synojnë evitimin e problematikave të shkaktuara, gjatë stinës së dimrit, për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.