Strukturat e Bashkisë Gjirokastër, përgjatë stinës së dimrit, kanë ndërhyrë për evitimin e rrëshqitjeve të tokës dhe problematikave që shkakton erozioni, në disa zona të qytetit.
Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkëpunim me Sektorin e Emergjencave Civile, kanë punuar për largimin e masiveve të dherave nga segmentet rrugore si dhe rehabilitimin e mureve mbajtës.
Vëmendje i është kushtuar edhe mirëmbajtjes së pritave dhe pastrimit të përrenjëve që përshkojnë lagjet e qytetit.