Aktualitet|

Fondi Shqipetar i Zhvillimit dhe Bashkia Gjirokaster, njoftojne se:
Në kuadër të PZHIUT  ka perfunduar  Projekti i Detajuar  i Sistemit te Muzeve ne kuader te “Projektimi dhe Supervizimi i Sistemit të Muzeve” në qytetin e Gjirokastrës nga konsulenca
Casanova + Hernandez architecten dhe organizatës lokale Cultural Heritage Without Borders – Albania – CHwB A)   
Për të prezantuar dhe informuar mbi rezualtatet e arritura te kesaj konsulence jeni te ftuar ne:
 
Konsultimi perfundimtar me Publikun,  Ditën e Marte, më 28 Korrik, 2020 ora 10:00, ne ambjentet e hapura tek “Hotel Restorant Kodra”,Gjirokastër  dedikuar Autoriteteve locale, grupeve te interest dhe komunitetit te banoreve te qytetit te Gjirokastres.
 
Gjatë këtij Konsultimi do të prezantohet detajet perfundimtare te paketes se investimit per Sistemin e Muzeve dhe VNM përgatitur nga Studio e Projektimit. Aktivitetet e përzgjedhura për tu financuar janë:
 
–       Restaurimi dhe Muzealizimi i Muzeut Etnografik
–       Muzealizimi i Shtëpisë së Ismail Kadaresë
–       Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut “Kronikë në gurë” – Rruga Sokaku I të Marrëve 
–       Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut të Edward Lear dhe Udhëtarëve; 
 
Qëllimi i kësaj konsulence është hartimi dhe  mbikëqyrja e zbatimit te një Sistemi miqësor turistik të muzeve, i përcaktuar nga rrugët tematike të interpretimit që lidhin muze të ndryshme, të përforcuara nga aktivitetet e eksperiences turistike te zones. Konsultimi me publikun do të realizohet nga Fondi Shqipëtar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës.
 
Nje informacion me I hollesishem per ceshtjet qe do te diskutohen do te gjeni edhe ne faqet e internetit te FSHZH dhe Bashkise Gjirokaster: www.albaniandf.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window