Rreth 400 Ha tokë bujqësore të Lazaratit do të mund të vaditen pas ndërhyrjes që bëmë për pastrimin e kanalit, që sjell ujë nga liqeni i Doftisë e ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh. Një punë e vogël, por e domosdoshme për ata që kanë tokat në këtë zonë. Ndërkohë brenda dy muajve do të nisim për Lazaratin një investim tjetër shumë herë më të madh e të shumëpritur. Zonat rurale të Gjirokastrës do të kenë të gjithë vëmendjen që meritojnë sepse bashkëqytetarëve tanë u takon dhe duhet të marrin shërbimet pavarësisht se ku kanë zgjedhur të jetojnë. 🙏