Kënaqësi të prisja sot në Gjirokastër ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Shkëlqesinë e tij z. Fabrizio Bucci. Vizita e tij e parë jashtë Tirane dhe pak muaj pasi mori detyrën e Ambasadorit ishte në Gjirokastër, qytetin pasuri e trashëgimisë botërore. Diskutuam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe kulturës, si dhe shpreha interesimin për prani të investitorëve italianë në Gjirokastër. Gjirokastra është një ndër destinacionet e turistëve italianë, por ka ende hapësirë për të shtuar fluksin dhe për të rritur bashkëpunimin mes operatorëve turistikë. Do të punojmë së bashku për t’i çuar përpara angazhimet dhe projektet me interes të dyanshëm.🤗