Njoftime|

Të nderuar qytetarë/qytetare,

Bashkia Gjirokastër ju informon se, në zbatim të Ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar, dhe VKM-së nr. 384, datë 12.06.2019, janë hapur aplikimet për programin e strehimit social “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”.

Ky program synon të mbështesë individët dhe familjet që kanë nevojë për strehim, nëpërmjet subvencionimit të qirasë së banesës në tregun e lirë.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit: 19 tetor – 6 nëntor 2026.

Kushtet kryesore për aplikim:

* Të jeni banor i Bashkisë Gjirokastër;
* Të keni mbushur moshën 18 vjeç;
* Të plotësoni kriteret e përcaktuara në legjislacionin për strehimin social.

Përparësi në përzgjedhje kanë kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të ligjit dhe sistemit të pikëzimit.

Për informacion të detajuar mbi kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurat e aplikimit, ju ftojmë të paraqiteni pranë Agjencisë së Shërbimit Social dhe Shëndetësor, në katin e 3-të të godinës së Këshillit të Qarkut, Gjirokastër.

Per detaje klikoni ketu! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window
↑