🔴Njoftim
Aplikime për Programet e Strehimit Social – Faza e Parë
Të nderuar qytetarë të Gjirokastër!
Ju informojmë se, në kuadër të zbatimit të programeve të strehimit social, hapen aplikimet për fazën e parë, nga data 22.02.2021 deri më datë 29.02.2021
Bazuar në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, VKM, nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”,
➡️Bashkia Gjirokastër fton të gjithë qytetarët e interesuar, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara, që të aplikojnë për të përfituar nga programet sociale të strehimit.
➡️Ftojmë të gjithë të interesuarit që kanë aplikuar më parë për një nga programet e strehimit, për të përditësuar të dhënat e deklaruara sipas legjislacionit në fuqi.
☑Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga “Programi i subvencionimit të qirasë “ :
✅Të jetë banor i Bashkisë Gjirokastër
✅Të ketë mbushur moshën 18 vjeç
✅Të mos ketë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit sipas përcaktimeve ligjore ose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj
✅Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e strehimit të përshtatshëm sipas përcaktimeve ligjore
☑Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga “Programi i subvencionimit të interesave të kredive” :
✅Të jetë banor i Bashkisë Gjirokastër
✅Të ketë mbushur moshën 18 vjeç
Të mos ketë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit sipas përcaktimeve ligjore ose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj
✅Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar pagesat e kredisë për blerjen e një banese për një strehim të përshtatshëm sipas përcaktimeve ligjore
➡️Procedurat për të përfituar nga programet sociale të strehimit
➡️Faza e parë:
Plotësimi i formularit tip
Fotokopje e kartës të identitetit të aplikantit
Çertifikatën familjare.
➡️Formularin e aplikimit mund ta tërhiqni pranë Drejtorisë së Shërbimit Social,Bashkia Gjirokastër.