Kulturë|

Urimi i Kryetarit të Bashkisë, Flamur Golemi, në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
Sot një ditë e shënuar për familjen Kadare dhe për kombin shqiptar. Shkrimtari ynë i madh feston 85 vjetorin e lindjes. Nuk ka personalitet më të shquar për Gjirokastrën dhe për ne shqiptarët, që përmes forcës e magjisë së fjalës, i ka bërë të njohur botës mbarë identitetin dhe kulturën tonë. I përbotshëm dhe i pakrahasueshëm, gjeni i letrave shqipe dhe vlerë identitare që çdo popull do të donte ta kishte. Ismail Kadare përmes veprave dhe mendimit të tij, është gjithashtu simbol i fortë i vokacionit tonë perëndimor. Uroj që shëndeti, dashuria dhe gëzimet të mos i mungojnë asnjëherë, si dhe të ketë suksese të tjera në krijimtarinë e tij të ndritur. Edhe 100 !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window