Aktualitet, Bujqesi|

Me zv.ministrin e Bujqësisë, Dhimitër Kote dhe përfaqësues të AZHBR-së në takimin informues që zhvilluam sot në Gjirokastër për fondet e Skemës Kombëtare për fermerët. Aplikimet nisin nesër dhe vazhdojnë deri më 19 qershor. Gjithçka kryhet përmes portalit E- Albania me një procedurë të thjeshtë.  Rreth 80% e subvencioneve për këtë vit do të shkojnë për blegtorinë. Gjirokastra është një rajon me numër të madh krerësh sidomos në të imta. Këto fonde janë një mundësi e mirë për blegtorët që të zhvillojnë më tej fermat e tyre. Të gjithë administratorët e Bashkisë Gjirokastër janë në dispozicion të fermerëve gjatë kësaj periudhe për t’i asistuar në aplikimin që do të kryejnë në portalin E-Albania. Mbani në vëmendje faktin se kush aplikon i pari, përfiton i pari.🤗 Për më tepër informacion vizitoni faqen e AZHBR 👉 http://azhbr.gov.al/skemat-kombetare-2020/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window