Ndërhyrje|

Strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Gjirokastër, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në mbështetje të komunitetit, në situatat problematike që mund të krijohen si shkak i reshjeve intensive të stinës. Eshtë ngritur dhe funksionon Komisioni Vendor i Mbrojties Civile ndërsa grupe të veçanta pune, monitorojnë situatën edhe në njësitë administrative.
Prioritet po i kushtohet mirëmbajtjes së rrugëve rurale, kolektorëve të rrjetit te kullimit, pritave të rezervuarëve si dhe pastrimit të vazhdueshëm të përrenjve malorë.
Strukturat e Bashkisë, MZSH, Policisë Bashkiake në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera publike do të minimizojnë problematikat për banorët, si shkak i motit të keq, në periudhën vjeshtë-dimër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window