Ndërhyrje|

Strukturat e Bashkisë Gjirokastër,vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rezervuarëve të ujit dhe evitimin e problematikave gjatë stinës së dimrit. Punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë kanë ndërhyrë për mirëmbajtjen e pritave të rezervuarëve,duke siguruar mirëfunksionimin e tyre gjatë stinës me mot të keq.Gjithashtu vazhdojnë investimet e bashkisë për rehabilitmin e rrjetit të kullimit në sipërfaqet bujqësore dhe shmangien e përmbytjeve dhe dëmeve për fermerët në periudhën e dimrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window