Ndërhyrje|

Strukturat e Bashkisë Gjirokastër vazhdojnë sistemimin e segmenteve rrugore në njësitë administrative dhe fshatra për evitimin e problematikave, për qarkullimin e mjeteve gjatë stinës së dimrit. Në Njësinë Administrative Cepo është ndërhyrë, me mjete të rënda, për mirëmbajtjen e rrugëve në fshatrat Kodër, Çepunë dhe zonën urbane të Viroit. Pjesë e punimeve të kryera ka qenë edhe pastrimi i kolektorëve të ujërave të bardha përgjatë segmenteve rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window