Ndërhyrje|

Strukturat e Bashkisë Gjirokastër, janë në terren për të evituar problematikat e krijuara nga moti me temperatura të ulëta.

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar depozitimi i kripës përgjatë segmenteve rrugore, në lagjet e sipërme të qytetit dhe në njësitë administrative,  ndërsa nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve.

Në bashkëpunim me policinë lokale në mjediset e konvikteve u akomoduan disa persona në nevojë, duke i ndihmuar me strehim dhe ushqime. Strukturat e bashkisë po sigurojnë kryerjen e shërbimeve publike për komunitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window