Uncategorized|

Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sinjalistikës rrugore është në fokus të punës së Bashkisë Gjirokastër.

Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë vendosur tabela rrugore të reja dhe kanë zëvendësuar sinjalistikën e dëmtuar, në segmentet në qytet dhe në njësitë administrative.

Prioritet i është kushtuar pjesës muzeale dhe akseve rrugore në njësitë administrative Antigone dhe Lunxhëri, si zona të vizituara nga turistët. Krahas orientimit të trafikut rrugor, mirëmbajtja e sinjalistikës synon sensibilizmin e drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve, për parandalimin e aksidenteve automobilistikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window