Njoftime|

Në zbatim të ligjit Nr 139/ 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Neni 53 dhe Rregullores së Këshillit Bashkiak ju njoftoj se mbledhja e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet nëdatë. 31.03.2022, ora: 14:00 pranë hotel “Çajupit”me rendin e ditës si vijon.

 

  1. Miratim i proceverbalit të mbledhjeve të datës 28.02.2022 dhe 10.03.2022 .
  2. P/Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%, për muajin 01-31.03. 2022”.
  3. P/Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të bashkisë për familjet që do të trajtohen me ndihmë ekonomike për muajin 01-31.03. 2022”.
  4. P/Vendim “Për miratimin e tavaneve përgatitore buxhetore për PBA 2023-2025 në Bashkinë Gjirokastër”.
  5. P/Vendim “Për një saktësim të emërtimit të zërave të projektit “Zhvillimi ekonomik alternativ në zonat me risk të lartë të veprimeve ilegale/informale si mbjellja e kanabisit në Gjirokastër dhe Dropull”, të miratuar në VKB nr 6, datë 18.02.2022”.
  6. P/Vendim “Për miratimin e sipërfaqeve të tokave për t’u dhënë me qira”.
  7. P/Vendim “Për miratimin e listës së parcelave kullosore verore/dimërore që do të kontraktohen për përdorim me qira për kullotje për sezoninveror 2022 dhe sezonin dimëror 2023”.
  8. P/ Vendim “Për miratimin e rezolutës”.
  9. P/Vendim “Për mbështetje në vlerën 100.000 lekë për rastin Gëzim Muxhaj”.
  10. Trajtim i kërkesës së Shoqërisë së Transportit “Çerçiz Topulli”.
  11. Trajtim i kërkesës së Dhomës së Avokatisë Gjirokastër.
  12. Të ndryshme.

 

                                                                                            KRYETAR I KËSHILLIT

 

                                                                                                   Lavdi HASANI

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window