Aktivitete|

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, së bashku me vogëlushët e shkollës “Koto Hoxhi” dhe kopshtit “Cicërimat” sensibilizuam për një mjedis të pastër. Nëpërmjet aktiviteteve plot gjallëri fëmijët mbollën lule dhe fidanë pemësh në lagjen “18 Shtatori”. Gjithashtu çelën ekspozita në pikturë, prezantuan punime me materiale të riciklueshme dhe kulinarinë karakteristike, duke përcjellë mesazhin që të përkujdesemi për tokën jo vetëm në një ditë të shënuar por gjatë gjithë vitit. Bëhu edhe ti mik i tokës !

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window