Aktivitete|

Bashkia Gjirokastër ka organizuar aktivitetin për ndezjen e dritave të bredhit simbolik, të festave të fundvitit. Artistët e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Fato Berberi”, me interpretimet muzikore i dhanë një gjallëri të veçantë këtij organizimi. I pranishëm, Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi ka përcjellë urimin për festat e fundvitit. “ Në këtë atmosferë festash Gjirokastra zbukurohet nga një dekor i veçantë çka e bën qytetin e gurtë më tërheqës për turistët”, u shpreh kryebashkiaku Golemi.  Zona muzeale e Gjirokastrës është zbukuruar me drita shumëngjyrëshe për të qenë një destinacion turistik i përzgjedhur nga vizitorët përgjatë fundvitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window