Uncategorized|

Në mbledhjen e radhës të zhvilluar online, ditën e premte, datë 29.01.2021, Këshilli Bashkiak miratoi projektvendimet e paraqitura në rendin e ditës, ndërsa dy prej tyre u shtynë për shqyrtim mbledhjen e ardhshme.

Këshilltarët miratuan shpalljen e vitit 2021, “Viti Kadare” duke mbështetur organizimin e aktiviteteve kulturore përgjatë tij.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak miratoi vendimet “Për kriteret për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% për individët/familjet në nevojë për vitin 2021” dhe  “Për kriteret për përdorimin e fondit të bashkisë për individët/familjet në nevojë për vitin 2021”, të cilat synojnë t’iu vijnë në ndihmë shtresave në nevojë.

Këshilli Bashkiak vendosi  fillimin e procedurave  të shpronësimit për interes publik, të pasurive  të paluajtshme pronë private që  do të preken pjesërisht nga realizimi i investimit me objekt  “Ndërtimi i Bypass-it në Qendrën Historike “.

Në këtë mbledhje u miratuan edhe vendimet “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e komisionit të strehimit” dhe “Për procedurat për zbatimin e programit social të strehimit “Subvencion i qirasë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window