Aktivitete|

Së bashku me banorët në fshatin “Asim Zeneli”, zhvilluam dëgjesën publike për hartimin e  Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Antigonesë. I përgatitur në bashkëpunim me palën italiane, ky plan synon rritjen e ndërhyrjeve në parkun arkeologjik dhe integrimin e tij për zhvillimin e turizmit në gjithë zonën. Gjirokastra në tërësi nuk përfshin vetëm vlerat arkitektonike të qytetit por edhe pasuritë arkeologjike të luginës së Drinos, të cilat ndihmojnë zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale. Një falenderim i veçantë për studiuesin Roberto Perna dhe Universitetin e Maceratës, që japin një kontribut të vlefshëm, për evidentimin e dëshmive arkeologjike të Antigonesë dhe promovimin e këtij siti si vlerë turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window