Aktivitete|

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve përcolla urimin për të moshuarit e Shtëpisë së Jetës dhe Shpresës në Gjirokastër. Së bashku me grupin polifonik, të këngëtarit popullor Arian Shehu, krijuam një atmosferë të veçantë feste, duke iu falur më shumë gëzim të moshuarve. Përkujdesja për ta nuk duhet të jetë vetëm në një ditë. Do të jemi pranë tyre me respektin dhe ngrohtësinë njerëzore që meritojnë si dhe me investimet e ndryshme që do të zbatojmë në këtë institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window