Aktivitete|

Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi : Mbështetja për pakicat rome dhe egjiptiane një ndër prioritetet e bashkisë

Nisëm nga Gjirokastra implementimin e programit ROMACTED II “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i komuniteteve rome dhe egjiptiane në nivel vendor” që implementohet në kuadër të bashkëpunimit të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Evropës. Bashkia Gjirokastër është pjesë e 10 bashkive në rang vendi, të cilat gjatë periudhës 2021-2024, do të jenë përfituese të tij. Tashmë mbështetja e pakicave rome dhe egjiptiane është një prej prioriteteve të punës së bashkisë me synim integrimin më të plotë në shoqëri, arsimimin, punësimin, strehimin, promovimin e dialogut ndërkulturor, kujdesin social dhe shëndetësor, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window