Aktivitete|

Kampionati Kombëtar Natyral Bodybuilding, i cili u zhvillua në Gjirokastër, çel siparin e organizimit të eventeve sportive në rang kombëtar, në qytetin e gurtë.

Tashmë Gjirokastrës po i rikthehen jo vetëm sportet e harruara dhe të lëna pas dore në vite, por krijohet edhe mundësia e përfshirjes në sporte të reja siç është natyral bodybuilding, një sport i shëndetshëm.

Simboli i tij, Nikollaq Muço, duhet vlerësuar dhe mbështetur për nismën e ndërmarrë,  duke mbledhur në Gjirokastër garues nga i gjithë vendi.

Në muajt e ardhshëm, bashkia do të iniciojë organizimin e një eventi kombëtar në natyral bodybuilding, për të mbështetur zhvillimin e tij si pjesë e traditës së pasur sportive të Gjirokastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window