Uncategorized|

Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, ka inspektuar disa prej shkollave të qytetit dhe në fshat, për të parë nga afër funksionimin e sistemit ngrohës, i cili është shumë i domosdoshëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor në këto ditë të ftohta dimri.

“Konstatova me kënaqësi që gjithçka funksionon shumë mirë në të gjitha shkollat. Kjo nuk është e rastësishme, por rezultat i investimeve që kemi bërë në sistemet e ngrohjes dhe i menaxhimit të mirë të lëndës djegëse që kemi në dispozicion. Kemi shtuar sasinë e lëndës djegëse dhe kemi rritur orët e qëndrimit ndezur të kaldajave. Asgjë s’ka çmim përpara shëndetit të fëmijëve tanë nëpër shkolla e kopshte”, u shpreh kryebashkiaku Golemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window