Aktivitete|

Nxënësit ekselentë janë krenaria e familjeve të tyre dhe e Gjirokastrës sigurisht. Janë gjithashtu shembuj të mirë të suksesit që duhen ndjekur edhe nga të tjerët për t’u përpjekur më shumë, për të punuar më tepër që të arrijnë rezultate të larta po njësoj si ata. Në tre gjimnazet e qytetit dorëzova Certifikatë Vlerësimi për 46 më të mirët dhe iu dhamë një bonus simbolik prej 10 mijë lekësh të reja. E di që janë pak dhe shumë më shumë do të kishim dashur të bënim për ju, por besoj janë mjaftueshëm sa për të treguar se për ju do të bëjmë gjithçka duhet që ju të ecni përpara në rrugën e dijes për të qenë qytetarë të mirë të Gjirokastrës dhe Shqipërisë. Suksese dhe gëzuar festat!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window