Aktivitete|

Një përvjetor që e gjen të rilindur këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore dhe ku çdo ditë e më shumë përcaktohet si një destinacion i pashmangshëm turistik. Gjirokastra ka përfituar shumë nga të qenit në UNESCO e sidomos faktin se është bërë një markë e njohur ndërkombëtare për turizmin kulturor, sikundër si qytet është një vlerë e shtuar për këtë organizatë mes shumë e shumë pasurive të tjera të trashëgimisë botërore. Ndoshta nuk ka një të dytë si Gjirokastra në UNESCO, një qytet që siç e përshkruan shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare, i ka thyer të gjitha ligjet e urbanistikës. Mirënjohje për ekspertët që 16 vite më parë përgatitën dosjen dhe finalizuan me sukses një proces historik për Gjirokastrën. Përgjegjësia jonë dhe e gjeneratave që do të vijnë pas nesh, që të sigurojmë vazhdimësinë e këtij qyteti të përbotshëm dhe ta ruajmë si sytë e ballit. Të kujdesemi për çdo shtëpi e sokak, për çdo mur e monument që mban mbi supe kaq shumë histori dhe vlera të rralla që do i kishte zili kushdo. Gëzuar këtë përvjetor dhe rroftë Gjirokastra jetë e mot !

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window