Kulturë|

Me përfundimin e digjitalizimit të kinemasë së qytetit të Gjirokastrës, rikthejmë në mjediset e saj transmetimin e filmave dhe spektatorët e munguar prej vitesh. Falenderoj për mbështetjen që na dhanë, strukturat e Bashkimit Europian dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Kinemaja në Gjirokastër mbart një historik të veçantë, ndërsa breza të shumtë kanë përjetuar emocionet e transmetimit të filmave në ekranin e madh. Janë të spikatur aktorët gjirokastritë në vite, të cilët kanë interpretuar role mbreslënëse në kinematografi, ndërkohë që qyteti i gurtë ka shërbyer si sheshxhirimi natyror për dhjetra filma shqiptarë dhe të huaj. Për vazhdimësinë e kësaj tradite do të nisim edhe investimin për rikonstruksionin e plotë të godinës së kinemasë së qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window